7.4.2017

KS Illyria shënon ditën e Sava Re me aktivitetete humanitare

Me rastin e shënimit të ditës së "Sava Re", me datë 7 Prill 2017, Kompania e Sigurimeve “ILLYRIA” sh.a. ka organizuar dy aktivitete:

  • Dhurim i gjakut në Instutitutin e Transfzionit të Gjakut dhe
  • Vizitë në Shoqatën "Down Syndrom Kosova".

Një numër i konsiderueshëm i punonjësve janë paraqitur vullnetarë për dhurim të gjakut, pranë Instutitutit të Transfzionit të Gjakut në Prishtinë, ku edhe një herë dëshmuan gatishmërinë për t’u ndihmuar të tjerëve në nevojë.

Grupi i dytë vizituan Shoqatën Down Syndrom Kosova, përkatësisht qëndruan në kafenenë “x21”, e udhëhequr nga të rinjtë të cilët janë të prekur me këtë sindrom.

Në Shoqatë, poashtu u pa nga afër puna gjatë përgatitjes së kartolinave si dhe paketimin e mjaltit "Amë", nga persona të prekur me Down Syndrom.

Të gjitha departamentet e kompanisë morrën pjesë në këto aktivitete dhe u mirëpritën nga Insituti për Transfuzion të Gjakut dhe nga Down Syndrom Kosova.