Kasko sigurimi për vetura
Zgjedhni njërën nga pakot Kasko për sigurimin e automjetit të ofruar nga Illyria dhe udhëtoni të sigurt
Sigurimi Kasko përfshinë mbulueshmëri në rast të aksidentit për dëmet që i shkaktohen mjetit tuaj motorik dhe kompenson shpenzimet nga dëmet si: shkatërrimi, humbja apo dëmtimi.
KS ILLYRIA sh.a do të ofrojë mbrojtje maksimale duke ofruar:
KASKO SUPER E PLOTË – Kompenson shpenzimet nga dëmet si pasojë e:
- Aksidentit rrugor;
- Rrëzimit apo goditjes së ndonjë gjësendi duke përfshirë akullin dhe dëborën;
- Rrëzimit të mjeteve fluturuese;
- Brejtësve, kafshëve shtëpiake apo të egra;
- Thyerjes ose dëmtimit të xhamit të vendosur standard në mjetin motorik të siguruar;
- Thyerjes ose dëmtimit të trupave ndriçues, dritave të vendosura jashtë dhe pasqyrës në mjetin motorik të siguruar;
- Përmbytjes së mjetit motorik të siguruar gjatë transportit me target;
- Ndihmës së ofruar personave të lënduar;
- Zjarrit;
- Goditjes së drejtpërdrejtë nga rrufeja;
- Ndikimit të papritur nga jashtë i nxehtësisë dhe agjensëve kimik ndaj mjetit motorik të siguruar;
- Shpërthimit;
- Stuhisë;
- Breshërit;
- Rrëshqitjes së terrenit dhe shëmbjes së dheut;
- Ortekut të dëborës;
- Vërshimit, reshjeve të dëndura dhe ngritjes së nivelit të ujit;
- Vandalizmit;
- Manifestimeve dhe demonstratave;
- Vjedhjes, plaçkitjes, vjedhjes së pjesëve të cilat janë në mjetin motorik dhe marrja kundërligjore e mjetit motorik;
KASKO E PLOTË – Kompenson shpenzimet nga dëmet si pasojë e:
- Dëmeve në aksident – ndeshje, goditje, përmbytje, rrëshqitje, rënia në humnerë e mjetit motorik;
- Rrëzim ose goditje të ndonjë gjësendi (objekti) duke përfshirë edhe rënien e dëborës dhe ortekëve të dëborës;
- Rrëzimi i i mjeteve fluturuese - konsiderohet çdo lloj mjeti fluturues, ose pjesë të tij apo ngarkesës në të që mund të bjerë mbi mjetin motorik të siguruar ose do të godas atë;
- Thyerja ose dëmtimi i xhamit standard të montuar në mjetin motorik të siguruar;
- Ndihma e ofruar personave të lënduar dhe zvogëlimi i dëmeve apo zmadhimit të dëmit në gjësendet e siguruara;
- Zjarri – konsiderohet zjarri i cili vjen nga faktorët e jashtëm dhe përfshinë mjetin e siguruar;
- Goditje e drejtpërdrejtë nga rrufeja – sigurimi e mbulon dëmin e shkaktuar nga veprimi i fuqisë ose nxehtësisë së rrufesë dhe dëmit nga goditja indirekte ndaj gjësendeve të cilat i ka shkatërruar rrufeja;
- Ndikimi i papritur nga jashtë i nxehtësisë dhe agjensëve kimik ndaj mjetit motorik të siguruar;
- Shpërthimi;
- Stuhia – stuhi konsiderohet era e cila fryn me shpejtësi prej 17.2 metër për sekondë, respektivisht 62 km për orë dhe me fuqi prej së paku 8 shkallëve sipas Shkallës së Boforit;
- Breshër – sigurimi mbulon dëmet nga shkatërrimi, respektivisht dëmet ndaj mjetit motorik të siguruar të cilat janë shkaktuar nga goditjet e breshërit;
- Orteku – ortek konsiderohet shtresa e dëborës në lëvizje e cila është shkëputur nga majat e maleve. Sigurimi mbulon dëmin i cili do të shkaktohet nga presioni i dëborës së shëndrruar në ortek e cila lëviz duke u rrëshqitur dhe godet automjetin e siguruar;
- Vërshimi, rrëkeja ose niveli i lartë i ujit – vërshim konsiderohet terreni i vërshuar papritmas nga ujërat e përhershëm (lumenjtë, përrojet, liqenet) për shkak të daljes së ujit nga shtrati, sipërfaqet e përforcuara ose digat, vërshimet si pasojë e ujit, baticave dhe dallgëve me një fuqi të pazakontë ose për shkak të rrjedhjes së jashtëzakonshme të ujit nga liqenet artificiale.
Me sigurim janë të mbuluara vetëm dëmet e shkaktuara ndaj mjetit motorik të siguruar gjatë vërshimit dhe menjëherë pas tërheqjes së ujit. Rrëke konsiderohet vërshimi i papritur i terrenit nga masa e ujit e cila formohet nga terrene të pjerrëta për shkak të reshjeve të fuqishme atmosferike dhe derdhjen e tyre nëpër rrugë. Për vërshim konsiderohet edhe niveli i lartë i ujit dhe ujërat nëntokësore si pasojë e vërshimit të territorin specifik.
Sigurimi mbulon edhe dëmin i cili do të shkaktohet nga niveli i ujit të lartë apo ujërave nëntokësore të cilat do të tejkalojnë nivelin e ujit ose rrjedhjes të cilën e tregon ujëmatësi më i afërt; - Vjedhja, plaçkitja, vjedhje të pjesëve në/të mjetin/t motorik dhe marrja e kundërligjëshme e mjetit motorik me qëllim që ai të përdoret për vozitje. Konsiderohet se rreziku ka ndodhur nëse mjeti motorik nuk gjendet në afat prej 60 ditëve nga dita kur mjeti motorik i vjedhur është paraqitur në organin përkatës – Policia e Kosovës;
- Vandalizëm – konsiderohet sjellja e dhunshme e personave të tretë;
- Manifestimi dhe demonstratat – shprehja e organizuar publike e disponimit dhe dëshirave të një grupi njerëzish para organeve Shtetërore dhe dëmet e shkaktuara në automjetin e siguruar si pasojë e manifestimit apo demonstratave të tilla nga turma pjesëmarrëse;
MINI KASKO – Kompenson shpenzimet nga dëmet si pasojë e:
- Aksidentit rrugor;
- Rrëzimit të mjetit fluturues;
- Zjarrit;
- Rrufesë së drejtpërdrejtë;
- Shpërthimit;
- Stuhisë;
- Breshërit;
- Manifestimeve dhe demonstratave.
KASKO NË PARKING – Kompenson shpenzimet nga dëmet si pasojë e:
- Shkatërrimit apo dëmtimit nga goditja e ndonjë mjeti motorik
- Rënies apo goditjes nga mjete, duke përfshirë rënien e dëborës dhe copave të akullit;
- Rrëzimit të mjeteve fluturuese
- Vandalizmit;
- Vjedhjes, grabitjes dhe vjedhjes së pjesëve në/të mjetin/t motorik.
KASKO E PJESËSHME –
Me këtë lloj police të sigurimit, në përputhje me kushtet, mbulohet dëmi për thyerje dhe dëmtim të xhamave të mjeteve, përveç xhamave në tavan, fenerëve dhe pasqyrave.
*Për të gjitha pyetjet tuaja, agjentët tanë janë në dispozicionin tuaj me e-mail ose bisedë në web-chat në këndin e poshtëm të djathtë të kësaj faqe që po lexoni aktualisht. Ekziston edhe një numër pa pagesë 0800 75 000, dhe na ndiqni në faqen tonë në Facebook apo në Instagram.
Merrë ofertën më të mirë online
Kompania e Siguimeve Illyria.