Sigurimi i parave në kasafortë dhe gjatë transportit

Ky sigurim i ofruar nga Kompania e Sigurimeve “Illyria” sh.a, është unik në tregun Kosovar. Kjo policë e sigurimit ju mundëson të mbroni mjetet tuaja, të cilat tashmë mendoni se janë të sigurta në kasafortën tuaj, kodin e të cilës e dini vetëm ju. Mirëpo ka raste kur me dhunë detyroheni të tregoni këtë kod ndonjë personi që ju grabit (plaçkit) ose ndonjë profesionist arrin ta hapë kasafortën tuaj. 

Ne ju ofrojmë këtë lloj sigurimi nëse plotësohen disa kushte të veçanta, kasaforta duhet të:

  • Jetë e vendosur brenda objektit. sigurimi-garancioneve-parave-transportit-kasafort-illyria
  • E përforcuar për objekt.
  • Sasia e të hollave duhet të jetë gjithnjë sipas shumës së deklaruar në policën e sigurimit.

*Detajet e tjera deklarohen në pyetësorin e marrjes në sigurim

Poashtu, ju mund të siguroni edhe të hollat, të cilat i bartni nga kasaforta juaj deri në bankë. Kjo policë ka këto kushte për bartjen e të hollave: 

  • Automjeti i blinduar.
  • Çanta speciale për bartjen e të hollave.
  • Përcjellja me roje të armatosura.
  • Apo ndonjë kompani e specializuar që i përmbush kushtet për transportim të parave në të gatshme (kesh).

Ky sigurim mund të blihet ndaras (sigurimi i parave në kasafortë ose sigurimi gjatë transportit) apo si një i vetëm.

 

 

*Për të gjitha pyetjet tuaja, agjentët tanë janë në dispozicionin tuaj me e-mail ose bisedë në web-chat në këndin e poshtëm të djathtë të kësaj faqe që po lexoni aktualisht. Ekziston edhe një numër pa pagesë 0800 75 000, dhe na ndiqni në faqen tonë në Facebook apo në Instagram.

Merrë ofertën më të mirë online

Kompania e Siguimeve Illyria