Sigurimi i Pronës
Me pakon bazë , pakon standard dhe pakon luksoze, Illyria ju ofron pako të ndryshme që prona juaj të sigurohet.Shtepia jonë është vendi ku i kalojmë momentet më të bukura.
Siguroni atë që me vite keni krijuar
Me policen e sigurimit të pronës, ofrojmë mbrojtje ndaj pjesës më të madhe të rreziqeve që i kanosen pronës dhe pasurisë suaj si nga zjarri, vjedhja, kushtet atmosferike dhe klimatike etj.
Subjekt i këtij sigurimi mund të jenë prona/pasuria e luajtshme dhe ajo e paluajtshme, individuale ose biznesore.
Prona juaj është një investim i madh. Mbrojtja e këtij investimi nuk duhet të jetë sfidë e madhe për ju. Në Kompaninë e Sigurimeve "Illyria" sh.a. ju mund të gjeni një mënyrë të zgjuar dhe të përshtatshme për të mbrojtur investimin tuaj.
Kompania e Sigurimeve "Illyria" sh.a. ofron mbrojtje financiare për humbjet apo dëmtimet që vijnë nga:- Zjarri, eksplodimi, rrufeja;
- Tërmeti;
- Tymi;
- Stuhia;
- Përmbytja;
- Trazirat, trazirat civile, grevat e punës, ose çrregullimet politike;
- Vandalizmi;
- Goditjet nga aeroplanët, ose objektet tjera fluturuese ose gjësendeve që mund të bien prej tyre, automjeteve, apo kafshëve
- Dalja e ujit nga depozitat, ose rezervuaret e ujit, tubacionet, pajisjet, ose nga sistemet e ngrohjes qëndrore;
- Rrëshqitja, apo fundosja e (truallit) tokës në të cilën ka ndërtesa;
- Ngrirja e ujit në deponi, apo në rezervuare, pajisje ose në tuba;
- Rrjedhja e karburantit nga sistemet e ngrohjes qendrore;
- Vjedhja, ose tentim vjedhja;
- Rënia e marrësve (antenave) të radiove, apo televizioneve (duke përfshirë enët satelitore), përfshirë edhe mbajtësit e tyre
- Rrëzimi i drunjve, ose rënia e degëve të tyre
- Humbja e qirasë dhe kostoja për strehim
- Dëmtimet aksidentale të pajisjeve elektronike shtëpiake
- Xhamat e fiksuar dhe pajisjet sanitare si edhe pasqyrat dhe xhamat
- Përgjegjësia juaj ndaj palëve të treta
*Për të gjitha pyetjet tuaja, agjentët tanë janë në dispozicionin tuaj me e-mail ose bisedë në web-chat në këndin e poshtëm të djathtë të kësaj faqe që po lexoni aktualisht. Ekziston edhe një numër pa pagesë 0800 75 000, dhe na ndiqni në faqen tonë në Facebook apo në Instagram.
Merrë ofertën më të mirë online
Kompania e Siguimeve Illyria