Sigurimi i përgjegjësisë
Kompania e sigurimeve "Illyria" sh.a. ofron këtë produkt të sigurimit të Përgjegjësive:
Sigurimi i Përgjegjësise ndaj palëve të treta (General Third part Liability)
Liria për të shitur, për të furnizuar dhe për të prodhuar mallra të ndryshme do të thotë liri për të udhëhequr një biznes frytdhënës, por për fat të keq kjo liri mund të kufizohet nga rreziqe të cilat janë jashtë kontrollit tuaj. Çdo biznes gjatë aktiviteteve të tij do të ballafaqohet me dëmtime të paqëllimshme ndaj palëve të treta.
Ky sigurim mbulon dëmet, të cilat në bazë të kërkesave të palëve të treta i inicojnë ndaj personit të siguruar për shkak të ndonjë rasti të papritur (fatkeqësisë), që buron nga rreziku, i përfshirë në policën e sigurimit dhe si rrjedhojë shkaktohet:
- Lëndim i personave;
- Dëmtim i objekteve (gjësendeve).
Në sigurim janë përfshirë edhe dëmet, të cilat do të ndodhin për shkak të posedimit ose përdorimit të objekteve, hapësirave ose tokës, që ekskluzivisht përdoren për nevojat e veprimtarisë së personit të siguruar, që potencohet në policë.
Përgjegjesia Publike dhe e Produktit
Kompania e Sigurimeve "Illyria" sh.a. ofron një produkt unik, Sigurimin e Përgjegjësisë Publike dhe të Produkteve. Ky sigurim kompenson shpenzimet në rastet kur biznesi juaj apo ndonjëri nga punonjësit tuaj shkaktojnë dëmtime të paqëllimshme të pronës së palëve të treta apo lëndimin ose vdekjen e ndonjë personi.
Ky sigurim kompenson shpenzimet ligjore dhe mjekësore të cilat rrjedhin nga një incident i paqëllimshëm në pronën tuaj ose duke punuar në pronën e dikujt tjetër, pavarësisht nëse ju jeni fajtorë apo jo.
Limitet e Dëmshpërblimit
Limitet e shënuara në policë përfaqësojnë maksimumin që siguruesi është i detyruar të paguajë për çdo dëmtim dhe në asnjë rast ai nuk do të përgjigjet për shuma më të mëdha.
Për të mënjanuar brengat të cilat mund të shfaqen në të ardhmen, siguruesi ofron sigurimin e Përgjegjësisë Publike dhe të Produktit dhe detyrohet të dëmshpërblejë të siguruarin, për sa ai është përgjegjës ligjërisht për:
- Dëmtime trupore (përfshirë vdekjen, sëmundjen ose plagosjen) të/ose ndaj personave.
- Humbje ose dëmtime të pasurisë, të ndodhura gjatë periudhës së dëmshpërblimit, por duke përjashtuar përgjegjësinë e produktit, përshkruar këtu më poshtë dhe duke i’u bërë e ditur siguruesit jo më vonë se 2 vjet pas mbarimit të periudhës së dëmshpërblimit.
Përgjegjesia Profesionale
Sigurimi i përgjegjësisë profesionale ofron kompensim për paditë e ngritura kundër të siguruarit për shkak të neglizhencës së paqëllimshme të tij profesionale.
Ky sigurim ofron mbrojtje financiare për një sërë profesionesh. Çdo person, i cili ofron këshilla, harton ose ofron shërbime të ngjashme në një kapacitet profesional, nga klienti përceptohet si një ekspert. Në rast se klienti pëson humbje financiare si pasojë e ndonjë gabimi, neglizhence apo mangësie profesionale, ky sigurim do të kompensojë çdo dëm të pagueshëm, apo çdo pretendim të vërtetuar nëpërmjet gjykatës kompetente.
Tashmë bizneset në Europë janë vetëdijesuar rreth rëndësisë së Sigurimit të përgjegjësisë profesionale. Një gjë është e qartë, në garën për përsosmëri, gabimet ndodhin edhe në bizneset e drejtuara në mënyren më profesionale. Andaj, ne në Kompaninë e Sigurimeve "Illyria" sh.a., duke lansuar një produkt të tillë për profesione të ndryshme, mbështesim klientët tanë, duke mbrojtur bizneset e tyre nga rreziqet kyçe me të cilat mund të përballen dhe të cilat në biznes janë te paevitueshme.
Ky sigurim kompenson jo vetëm bizneset, por edhe profesionistët e certifikuar të pavarur.
*Për të gjitha pyetjet tuaja, agjentët tanë janë në dispozicionin tuaj me e-mail ose bisedë në web-chat në këndin e poshtëm të djathtë të kësaj faqe që po lexoni aktualisht. Ekziston edhe një numër pa pagesë 0800 75 000, dhe na ndiqni në faqen tonë në Facebook apo në Instagram.
Merrë ofertën më të mirë online
Kompania e Siguimeve Illyria.