Sigurimi i kontraktorëve
Ju mund t’i jepni qetësi mëndjes tuaj, duke kontraktuar me Kompaninë e Sigurimeve Illyria, policën e sigurimit për të gjitha rreziqet që mund të shfaqen gjatë fazës së ndërtimit.
Sigurimi i kontraktorëve nga të gjitha rreziqet
Në rast se ju jeni firmë ndërtimore, atëherë ju duhet të kujdeseni që objekti juaj të mos rrezikohet nga fenomenet e natyrës gjatë fazës së ndërtimit edhe për një afat garancie pas dorëzimit të punimeve.
Nëse kontraktohet ndaras dhe paguhet primi plotësues polica e sigurimit do të mbulojë edhe këto rreziqe:
- vërshimin, përmbytjen, ujërat e mëdha dhe ato nëntokësore,
- rrëshqitjen e dheut,
- përgjegjësinë nga veprimtaria e kryesit të punimeve (përgjegjësia ndaj palëve të treta),
- përgjegjësinë ndaj palëve të treta gjatë afatit garantues.
Me këtë policë mund të sigurohen objektet gjatë fazës së ndërtimit, si: objektet banesore, fabrika e uzina, aeroporte, autostrada, ura, tunele etj.
Ju mund t’i jepni qetësi mëndjes tuaj, duke kontraktuar me Kompaninë e Sigurimeve “Illyria” sh.a., policën e sigurimit për të gjitha rreziqet që mund të shfaqen gjatë fazës së ndërtimit.
Kjo policë mbulon dëmet e pësuara në objektin që ndërtoni dhe makineritë e punës që ndodhin në sheshin e punimeve, por mbulimi shtrihet edhe për përgjegjësinë që mund ti shkaktoni palëve të treta si në formën e dëmtimeve trupore (fizike) ashtu edhe në formën e dëmtimeve pasurore.
Duke blerë policën tonë, ju siguroni biznesin tuaj nga këto rreziqe:
- Tërmeti, zjarri, goditja e rrufesë, eksplodimi, acari, shtërngata, rrjedhjet e ujit, bora, akulli, orteqet e dëborës, shiu, shëmbja dhe rrëzimi i gurëve, fjetja e truallit dhe rreziqet tjera.
*Për të gjitha pyetjet tuaja, agjentët tanë janë në dispozicionin tuaj me e-mail ose bisedë në web-chat në këndin e poshtëm të djathtë të kësaj faqe që po lexoni aktualisht. Ekziston edhe një numër pa pagesë 0800 75 000, dhe na ndiqni në faqen tonë në Facebook apo në Instagram.
Merrë ofertën më të mirë online
Kompania e Siguimeve Illyria.