Sigurimi i Garancioneve

Si rrjedhojë, kompania jonë ka sjellur në tregun e sigurimeve edhe produktin e sigurimeve të garancionit të ofertës, sigurimin e kontratës/ekzekutimit, sigurimin e avansit/paradhënies dhe sigurimin e ruajtjes/mbajtjes. sigurimi-bizneseve-garancioneve-ofertes-illyria

Garancioni i Ofertës

Kontrata e Garancisë së ofertës lëshohet nga garantuesi për llogari të kontraktuesit. Kontraktuesi do të sigurohet në vlerën e shumës së siguruar. 

Nëpërmjet kësaj kontrate, garantuesi i detyrohet përfituesit deri në vlerën e shumës së siguruar, në qoftë se kontraktuesi i cili është pjesëmarrës në tender:

  • Tërhiqet përpara zhvillimit të tenderit.
  • Nuk e ka lidhur kontratën brenda periudhës së vlefshmërisë së ofertës, atëherë kur përzgjidhet si fitues.

Garancioni i Kontratës/Ekzekutimit

Sigurimi i Garancionit të Kontratës, është kontratë e cila lidhet midis garantuesit dhe kontraktuesit dhe siguron përfituesin, në kushtet kur kontraktuesi nuk i plotëson detyrimet e tij kontraktuale kundrejt përfituesit dhe bën përmbushjen e detyrimeve të kontraktuesit, detyrime këto të cilat i burojnë kontraktuesit nga kontrata.

Kjo kontratë e garancionit lidhet me qëllim të forcimit të besimit mbi shlyerjen e detyrimeve të kontraktuesit ndaj përfituesit. Mbështetur në këtë kontratë, garantuesi merr përsipër që të plotësojë çdo detyrim të kontraktuar, i cili është i përshkruar në këtë kontratë.

Garancioni i Avansit

Siç përcaktohet me Certifikatën e Garancisë së Paradhënies dhe me kushtet e kontratës mbi bazën e së cilës lëshohet kjo Garanci, garantuesi Kompania e Sigurimeve Illyria, merr përsipër që në rast se kontraktuesi nuk u përgjigjet detyrimeve të tij, përfituesit të shumës së garantuar duhet plotësuar detyrimet deri në shumën e garantuar.

Garancioni i Ruajtjes/Mbajtjes

Kjo kontratë garancie e lidhur midis garantuesit dhe kontraktuesit, i siguron përfituesit, në kushtet kur kontraktuesi nuk plotëson detyrimet e tij kontraktuale kundrejt përfituesit dhe bën plotësimin e detyrimeve të kontraktuesit, detyrime këto të cilat i burojnë kontraktuesit nga kontrata. Me plotësimin e detyrimeve ndaj përfituesit, garantuesit (Kompania e Sigurimeve Illyria sh.a.) i lind e drejta qe t'i drejtohet kontraktuesit, me te gjitha mjetet ligjore, për të bërë kompensimin e shpenzimeve të bëra në funksion të plotësimit të detyrimeve ndaj përfituesit (kalimi i të drejtave nga përfituesi tek garantuesi).

 

 

*Për të gjitha pyetjet tuaja, agjentët tanë janë në dispozicionin tuaj me e-mail ose bisedë në web-chat në këndin e poshtëm të djathtë të kësaj faqe që po lexoni aktualisht. Ekziston edhe një numër pa pagesë 0800 75 000, dhe na ndiqni në faqen tonë në Facebook apo në Instagram.

Merrë ofertën më të mirë online

Kompania e Siguimeve Illyria.