Udhëtoni të sigurtë!

Udhëtimet shpesh janë të sigurta, por ndonjëherë mund të jenë të paparishkueshme. Pa marrë parasysh se a udhëtoni me veturë, avion apo metoda tjera transporti, gjithmonë është e këshillueshme të keni bërë sigurimin e shëndetit në udhëtim.
Problemet e mundshme që dalin kur udhëtoni jashtë vendit janë shpesh më të ndërlikuara për t'u zgjidhur. Njerëzit ju flasin një gjuhë të huaj dhe nganjëherë është e vështirë të merrni informacionin e duhur, dhe kostot e papritura siç janë shpenzimet e mjekut, mund të jenë të mëdha. sigurimi-shendetit-udhetim-illyria

Kudo që të vendosni të udhëtoni në botë, nga Gjermania, Italia, Azia në SHBA, sigurimi shëndetësor i udhëtimit Kompania e Sigurimeve "Illyria" sh.a mbulon të gjithë botën, pra çdo gjë jashtë kufijve të Republikës së Kosovës. Kontraktimi i sigurimit të udhëtimit është një vendim i rëndësishëm që mund të shpaguhet shumë herë.

 

Sigurimi i shëndetit në udhëtim

- Kompensim të shpenzimeve për ndihmë mjekësore, spitalore personit të siguruar si rezultat i ndonjë gjendje emergjente;
- Kompensim të të gjitha shpenzimeve që vijnë si pasojë e aksidentit personal gjatë qëndrimit tuaj jashtë vendit, deri në limitin e përcaktuar;
- Kompensimin e shpenzimeve të riatdhesimit

 

*Për të gjitha pyetjet tuaja, agjentët tanë janë në dispozicionin tuaj me e-mail ose bisedë në web-chat në këndin e poshtëm të djathtë të kësaj faqe që po lexoni aktualisht. Ekziston edhe një numër pa pagesë 0800 75 000, dhe na ndiqni në faqen tonë në Facebook apo në Instagram.

Merrë ofertën më të mirë online

Kompania e Siguimeve Illyria